Dalin detaje të reja të aksidentit tragjik që i mori jetën një të riu, i cili ra në humnerë gjatë një një ngjitjeje në malin e Olimpit në Greqi. Ilia Dhimitri 26 vjeç, ishte me një shokun e tij të fakultetit, kur ky i fundit rrëshqiti në një greminë.
Ilia u përpoq që ta ndihmonte dhe të dy rrëshqitën mbi deborën e ngrirë, me rezultat njeri të bjerë 200 metra më poshtë e të gjejë vdekjen, tha për televizionit grek Antena shefi i shërbimit zjarrfikës të Katerinit që organizoi operacionin e shpëtimit.
Fatkeqësisht kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje ishte vonë. Ata mundën të shpëtonin alpinistin tjetër, me moshë 25 vjeç dhe të nxirrnin trupin e pajetë të studentit shqiptar
Shërbimi zjarrfikës publikoi një video të shkurtër nga operacioni. Shqiptari Ilia Dhimitri me origjinë nga Korça studionte për turizëm në Selanik dhe ishte i pasionuar pas alpinizmit dhe udhëtimeve.