Një ngjarje e rëndë është shënuar në një spital grek.
Një shqiptar ka rrahur dhe më pas i ka thyer këmbën një mjeku grek. Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit “Dhimitris Mavrojorgos” në Nausa.
Arsyet e këtij sherri janë ende të panjohur, ndërsa shqiptari, babai i dy fëmijëve është arrestuar nga policia. Sipas mediave greke, mjeku i dhunuar ishte pediatër dhe kishte nën kujdes fëmijët e shqiptarit në spital, shkruan newsbomb.al.
Mësohet se mjeku i kishte vizituar më herët dhe kishte dhënë udhëzime mjekësore për dy fëmijët e shqiptarit. Një orë më vonë, ky i fundit është kthyer sërish, ka hyrë në dhomën e mjekut dhe e ka rrahur, duke i thyer këmbën dhe duke i shkaktuar dëmtime të tjera në gjithë trupin.