Loading...

Shqiptarët të pikëlluar për Florenc Beqirajn

Pas lajmit se Florenc Beqiraj humbi jetën në koma, kanë vërshuar ngushëllimet në rrjete sociale dhe revolta për shkaktarët që i morën jetën të riut shkodran.

Ndërkaq këto janë fotot e Florencit, kur ai i gëzohej jetës dhe rinisë.

ShkodraNews mësoi se Florenc Beqiraj ka mbyllur sytë përgjithmonë në spitalin francez, si pasojë e plagëve të marra në kokë, në rrethana ende të paqarta.

Pak ditë më parë një ngjarje tragjike ndodhi në Francë, në një burg të Marsejës, aty ku 23-vjeçari shkodran Florenc Beqiraj u masakrua dhe ra në koma.

Beqiraj prej një muaji ndodhej në burg ndërsa për shkak të dhunës së ushtruar ishin vetë familjarët e tij që hedhin dyshime të forta.

Sipas tyre Florenci mund të jetë rrahur barbarisht dhe mbytur nga shokët e qelisë, pasi ai vetë i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej prej tyre.

Florenc Beqiraj ishte i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj.

Florenci kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil.

I riu shkodran kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.

Por ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

E për 3 javë me radhë është mbajtur në polici, derisa para tre ditëve autoritetet e kanë dorëzuar si të vdekur, në duart e mjekëve të spitalit në Marseille të Francës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com