Një shtëpie në Fushë Krujë i është vendosur eksploziv gjatë natës dhe ai ka shpërthyer duke tronditur familjarët. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm materiale të vogla. Shtëpia i përket policit Fatmir Isufi, i cili punon në komisariatin e Kamzës. Nuk dihen arsyet që kanë pasur autorët, Policia ka nisur hetimet. Ja njoftimi i saj:
Më datë 15.12.2017, në FushëKrujë ,gjatë natës në oborrin e pronës private 3 katëshe (banesë dhe biznes) të shtetasit Sh. I. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit