Loading...

Sherr masiv në mesnatë midis serbëve dhe shqiptarëve në Zvicër, 4 të plagosur rëndë

Prokuroria Publike e Baselstadt-it ka njoftuar se dy net më parë ka ndodhur një sherr masiv midis disa të rinjve.

Në sherr janë përfshirë tre persona me shtetësi zvicerane, dy me shtetësi kosovare, një me shtetësi shqiptare dhe një tjetër me shtetësi serbe, të moshave nga 21-32 vjeç.

Debati ka nisur në një banesë në Basel pak orës 1 të pas mesnatës së 23 dhjetorit.

Katër prej personave të përfshirë në sherr kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre pronari i banesave dhe një person tjetër.

Motivi i sherrit nuk është zbardhur ende, por prokuroria njofton se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com