Zyrtarisht Saimir Tahiri është zhveshur nga të gjitha funksionet e tij në Partinë Socialiste, menjëherë pasi shpërtheu skandali me përgjimet e Habilajve dhe nisja e procedimit penal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Edi Rama dhe Partia Socialiste e mbrojtën me fuqinë e kartonit për të mos përfunduar shpejt e shpejt në qeli, por nga ana tjetër u kujdesën që ashtu siç bëhet me lebrozët, ta fusin në karantinë politike, deri sa të zhvillohet gjyqi. Revista “The Ekonomist” në një shkrim të sponsorizuar që i kushtohej kryetarit të bashkisë së Tiranës, aludoi fortë se Erion Veliaj do të zëvendësoj Edi Ramën në postin e kreut të qeverisë dhe të kryetarit të PS-së. Sipas kësaj media prestigjoze, e vetmja pengesë e fortë që mund ta ndalte në këtë rrugë, Saimir Tahiri, nuk ekziston më pas procesit penal që atij i është hapur, për çështjen “Habilaj”.
Por duket se nuk mendon kështu, Saimir Tahiri. Ai ka dhënë shenjat e para se nuk është dorëzuar, përkundrazi ka një plan. Mbrëmjen e djeshme ai ka mbledhur krerët e FRESH, me rastin e festave të fundvitit. Janë kujdesur, edhe që të shpërndajnë foto në rejetet sociale. Aty shfaqet Tahiri me kryetarët e njësive të FRESSH, për kryeqytetin. Pranë tij qëndron vetë Artur Micko, kryetar i FRESSH për qarkun e Tiranës. Mesazhi është i qartë për Erion Veliajn dhe Edi Ramën: Kujdes me mua, rininë e PS-së së Tiranës e kam me vete!
Faktikisht Edi Rama e ka përjashtuar Tahirin, nga të gjitha funksionet në PS dhe nga grupi parlamentar. Kjo do të thotë që ai nuk lejohet të marrë pjesë asnjë aktivitet të PS-në duke përfshirë edhe FRESH.
Pavarësisht se në pamje të parë ngjason si një darkë shoqërore, prania e gjithë kupolës së FRESH me Tahirin në këtë tavolinë, më së shumti tregon një sfidë. Në radhë të parë ndaj Erion Veliajt, që kishte hapur shampanjën menjëherë pas përjashtimit të Tahirit, por edhe për vetë Edi Ramën.