Loading...

Sëmundja e fshehur që i mori jetën gazetares Adela Xhamani

Sipas raportit përfundimtar nga Mjekësia Ligjore, i cili dha shkaqet që sollën vdekjen e papritur të gazetares 31-vjeçare Adelajda Xhamani në banesën e saj në Tiranë, më 29 tetor, u mësua se vajza nga Kavaja vuante nga një sëmundje e rrallë e zemrës.

Mjekët thanë se Adela vuante nga “kardiomiopataë”, e cila është një sëmundje e muskujve të zemrës.

Por çfarë është kardiomiopatia?

Mjekët thonë se mesatarisht në 25-30 për qind të rasteve, kjo është një sëmundje e trashëgueshme dhe mund të prekë fëmijë dhe të rritur. Ndryshe nga sëmundjet e zemrës nga ataku kardiak, ku kemi një problem me sasinë e duhur të gjakut në zemër, në kardiomiopati, sëmundja është në muskulin e zemrës vetë.

Sipas ekspertëve lloji më i zakonshëm i kardiomiopatisë është kardiomiopatia dilatative, dhomat kardiake zgjerohen nga një tkurrje jo e duhur të muskulit kardiak. Fundi i këtij procesi është insuficienca kardiake kongjestive (zemra nuk arrin të dërgojë sasinë e duhur të gjakut që kërkojnë organet e trupit për të funksionuar siç duhet.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT
– Mungese e ajrit (dispnea)
– Keputje
– Dhimbje ne gjoks
– Rrahje te çrregullta te zemres
– Te renet te fiket (sinkope) ose marrje mendsh
– Renie te funksioneve mendore
– Enjtje e kembeve ose e barkut

DIAGNOZA
Përveç informacioneve mbi të kaluarën shëndetësore dhe kryerjes së ekzaminimit fizik, mjeku juaj mund të kërkoje analiza të tjera. Radiografia e toraksit, elektrokardiograma, ekokardiograma dhe koronarografia (injeksion kontrasti në arteriet koronare për ti vënë në dukje) janë analiza që përdorën për të vlerësuar personat me insuficiencë kardiake kongjestive dhe kardiomiopati. Në disa raste, mund të jetë e nevojshme një biopsi (marrje e një sasie të vogël indi) e muskulit kardiak.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com