Loading...

Saimir Tahiri paralajmëron pas vendimit në gjyq: Do flas shumë shpejt

Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin e bllokimit të pasaportës, ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi për mikrofonin e Ora News se “do të flasë shumë shpejt”.

Avokati Maksim Haxhia deklaroi se e prisnin vendimin e Gjykatës dhe se do të ndërmarrim hapat ligjore Seanca ka zgjatur rreth 30 minuta dhe ish ministri mësohet të jetë deklaruar në seancë se ishte i interesuar të zbardhej e vërteta.

“Nuk ka rrezik ike, rreziku mund të ishte në fillim, unë jam i interesuar të dalë e vërteta. Nuk kam udhëtuar me asnjë makinë të një krimineli dhe nuk kam kryer asnjë vepër penale. Unë jam i interesuar të dalë e vërteta”  është shprehur Tahiri.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com