Për 18.4 % është rritur numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare në tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas statistikave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare shqiptare, 2.16 milionë konsumatorë në vend kanë akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë.
Shërbimi i internetit me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme deri në fund të këtij viti ofrohet nga katër operatorë.
Tregu i internetit po rritet edhe në shërbimet fikse, ku numri i pajtimtarëve në mesin e këtij viti arriti në afro 288 mijë, në rritje me 3% gjatë tremujorit të tretë dhe afro 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
AKEP njofton se, rritje ka pësuar edhe segmenti i përdoruesve me shërbime të integruara, internet, telefon e televizion.
Numri i abonentëve që marrin të terja këto shërbimeve njëkohësisht ka arritur në 98 mijë, në rritje vjetore me 23%.