Loading...

Me reshje apo diell, si do të jetë moti në ditët e para të janarit

Ditët e para të janarit, pra data 1 dhe 2 duket se do të rikthejë reshjet në disa zona të vendit.

Sipas meteoalb, ditët e para të vitit 2018 sjellin rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike, ndërsa në disa zona në veri dhe në jug do të ketë reshje shiu.

“E hënë – dt. 1 janar: Dita nis e kthjellet por duke iu afruar mesditës vranësirat shfaqen në Veriperëndim e gradualisht shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Pasditja shton vranësirat në territor duke sjellë reshje të pakta në ekstremet Veri – Jug dhe zonat Lindore deri në orët e natës kur reshjet intensifikohen përkohësisht në pjesën më të madhe të vendit.

E martë – dt. 2 janar: orët e para të ditës mbeten me vranësira e reshje të pakta në Veri – Qendër ndërsa reshje të izoluara në pjesën tjetër të vendit. Mesdita dobëson vranësirat duke izoluar shirat në Veriperëndim – Jugperëndim dhe dëborë të pakët në zona të izoluara në Veri dhe Lindje duke lënë pjesën tjetër të territorit shqiptar me kthjellime e vranësira kalimtare

TABLOJA TERMIKE: ditët e para të vitit 2018 sjellin rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike të së hënës por e marta nuk sjell ndryshime të ndjeshme të tyre; ekstremumet termike do luhaten nga -3°C mëngjesi në zonat malore deri në vlerat 13 – 14°C, gjatë mesditës në ultësirën perëndimore”, sqaron meteoalb.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com