Vdekja e Florenc Beqiraj, të riut që u masakrua në një burg të Francës, ka ngritur në këmbë qindra qytetarë që po protestojnë para Ambasadës Franceze.
Ngjarja e rëndë ka ngjallur gjithashtu edhe reagimin e një sërë figurash politikë, të cilët kanë denoncuar qeverinë që nuk arriti ta ndihmonte të riun dhe i kanë dërguar ngushëllime familjes.
E fundit që ka reaguar ka qënë Jozefina Topalli, e cila shprehet se historia e tij të shkul shpirtin nga dhimbja.
Në një urim për Krishtlinje, ish kryetarja e parlamentit ka shkruar sot se lutjet e saj shkojnë edhe për Florencin.
Në postimin e saj, Topalli shprehet se:
Gezuar Krishtlindjet!
Sot eshte nata e Krishtlindjes.Te krishteret kete dite e festojne ne familje.
Ajo eshte festa me e bukur e vitit.
Kenget me te bukura e me te ngrohta jane per Krishtlindjet.Koncertet me te ndjekura jane per kete dite.
Une dua t’i uroj gjithe miqve te mi “Gezuar Krishtlindjet”!
Por sot nje mendim i vecante shkon per ata qe nuk kane mundesi per te gezuar ne familje, per ata qe shohin vehten ne cepin e shoqerise, per te pamundurit, per te semuret, per refugjatet, per djemte e vajzat qe jane larg familjeve per te gjetur nje jete me te mire, per emigrantet shqiptare, per ata qe jane ne burg ne vendet e huaja, per te burgosurit ne Shqiperi, per me te varferit, te pastrehet.
Nje lutje te vecante sot dua te bej per Florencin qe e torturuan dhe e vrane ne nje vend te huaj, ku shkoi per te gjetur shpetim.
Historia e tij te shkul shpirtin nga dhimbja.
Historia e tij eshte deshtimi jone.
Zot ndihmo Shqiptaret”