Edi Rama ishte sot i pranishëm në Panairin e parë kombëtar të Sporteve të aventurës organizuar në Tiranë. Disa të rinj të cilët fishkëllenin kanë irritur shumë keq kryeministrin. Që në momentin kur mori fjalën kryeministri fishkëllimat nuk ndaluan.
Ata nuk ndaluan as kur Rama përdori ironin e tij duke i quajtur të rinjtë bylbyla.
“Këtu afër është pylli mund të shkoni dhe të fishkëlleni. Dakord bilbila?! Ja ku e keni pyllin! Ju dhjetë bilbila që fishkëlleni nga kënaqësia dilni në pyll hipni në pemë e fishkëlleni. Këtu jemi për turzimin e aventurës por jemi dhe në një ditë të shënuar që është dita e rinisë”