Nga seanca dje na kanë shpëtuar mjaft detaje, kjo edhe për faktin që sa herë që nxehet debati mediat nxirren jashtë, dhe rikthehen sërish me lejen e kreut të Kuvendit. Kështu një nga deputetët që ishte pjesë e seancës, Paulin Stërkaj, duket se nuk ka qenë aq i qetë sa kryeminsitri që provokonte hera herës me ndonjë fjali.
Ai është dëgjuar nga ana e gazetarit Fation Binjaku, i cili sjell disa nga momentet që objektivi i kamerës nuk ka arritur t’i përcjellë të shaj me fjalë fyese deputetët opozitarë.
Ja çfarë shkruan ai:
Ne kohen qe Garda ndaloi ish-kryeministrin Berisha te merrte fjalen dhe Gramoz Ruçi ndërpreu seancën, Berisha ka ofenduar Edi Ramën.
“O fytyrë qeni, o surrat qeni, kujt ia bën këtë ore qen?!”, iu drejtua Berisha Kryeministrit, teksa arriti të merrte foltoren e Kuvendit.
Nderkohe videoja e ‘shperthimit’ te Kryemadhit u be publike qe dje fill pas seances, ku ajo hoqi fillimisht me këpucën e djathtë, e cila u prit nga efektivët e Gardës, ndërkohë që më pas ka hequr edhe këpucën tjetër dhe e ka hedhur në drejtim të Edi Ramës.
Në total Kryemadhi goditi 9 herë Kryeministrin, i cili është mbrojtur nga gardistët, të cilët kanë pritur gjuajtjet me çadra dhe me duar.
TYMËSET
Për herë të parë demokratët përdorën në Parlament flakadanë tymues, duke e shndërruar Parlamentin si një arenë stadiumi.
Deputeti Flamur Noka, Ervin Salianji, Endri Hasa dhe Bardh Spahia kanë hedhur tymuese ndaj Qeverisë dhe Gramoz Ruçit, të cilët janë mbrojtur me çadrat e gardës.
Deputeti Salianji ka hedhur një tymuese dhe në drejtim të Grupit të PS-së, çka acaroi socialistin Paulin Sterkaj. “Do u q* motrat. Ka njerëz të sëmurë këtu”, iu drejtua Sterkaj demokratëve.
Ndërkohë, Gramoz Ruçi i ka kërkuar që të qetësohet dhe të ulet për votim. Demokrati Bardh Spahia ishte i vetmi që tentoi të qëllojë kryeprokuroren e re, Arta Marku, me flakadan. Ndërsa Flamur Noka shënjestroi disa raste Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin.