Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kanosur dhëndrrin e tij dhe më pas ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Rrahman Leka, 57 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Levan, për motive pronësie, ka kanosur dhëndërrin e tij, shtetasin G.S, 47 vjeç, dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte të cilën shtetasi Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosja” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 84 të Kodit Penal”, thotë policia.