Loading...

Qëlloi Ramën me këpucë, Monika Kryemadhi s’pendohet: Herë tjetër do stërvitem më shumë!

Në media dhe rrjete sociale ka qarkulluar gjatë ditës së sotme, një video në të cilën shfaqet kryetarja e LSI Monika Kryemadhi teksa heq këpucën dhe qëllon drejt Kryeministrit Rama.
Kryemadhi ka komentuar sonte në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Opinion’ momentet kur tentoi të godiste me këpucë kryeministrin Edi Rama në parlament.

“Sa keq që nuk e godita në shenjë. Të kisha muskuj që ta godisja në shenjë, por herë tjetër do stërvitem më shumë me hapjen e krahut”, tha Monika Kryemadhi.

Ndër të tjerash, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri shqiptar është një hilecak dhe një person i pabesë. Kryemadhi tha se opozita nuk merakoset për emrin e Prokurorit të Përgjithshëm, por për procedurën që është bërë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com