Loading...

Permbytje te medha ne Shqiperi por Oriku qendron i pamposhtur – Nga Sejmen Gjokoli

ORIKU, PAS RREBESHIT…

( një inventar fizik, pas ditëve me erë e furtunë )

Edhe pse i ndërtuar përfund Karaburunit, aty ku mblidhen erërat dhe kalojnë stuhitë që zbresin prej Qafës së Llogarait, asgjë s’ka mundur t’ja luaj prej vendit edhe situata e fundit natyrore që derdhi qiejt mbi tokë.
Si duket të parët tanë, prej kohës së Ilirëve, kanë ditur se si e ku kanë ndërtuar.
Mbi shkëmb e si shkëmb.
Ndaj edhe pas rrebeshesh e erërash gjëmëmëdha të këtyre ditëve, monumentet, janë në vend e nuk kanë luajtur një grimë.
Në vend Nimfeu, Altari, Akropoli, Monopteri, Kisha Paleokristiane, Puset antike, Shkallaret antike, Muret rrethues, Banesat shkëmbore…
Sot, një inventar i imët dhe i dokumentuar për DRKK Vlorë, me dy punonjësit e Parkut që se lanë vetëm as në ditët e “ qametit”.
Faleminderit Sadik Rodaku e Ermal Haxhi!
Dhe…në Orik flladit përsëri Flamuri Kombëtar, në qiell e mbi re’.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com