Loading...

Përjashtohen 8 deputët, ja cilët janë

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për 10 ditë 7 deputetë të opozitës. Vendimi është marrë vetëm me votat e mazhorancës, e cila bëri edhe kërkesën për përjashtimin e tyre. Ndërsa ka vendosur përjashtimin me 5 ditë të deputetit të PS-së Bujar Çela i cili goditi me grusht deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

Deputetët e përjashtuar 10 ditë

Flamur Noka

Bardh Spahia

Endri Hasa

Ervin Salianji

Monika Kryemadhi

Kejdi Mehmeti

Endrit Brahimllari

Deputeti i përjashtuar 5 ditë

Bujar Çela

Akuzat e PS-së ndaj 7 deputetëve të opozitës

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

Ne, nje grup prej shtate deputetesh te Kuvendit, anetare te Grupit Parlamentar te Paiiise Socialiste, te shqetesuar per ngarjet e renda te ndodhura ne seancen plenare te Kuvendit te Shqiperise te dates 18.12.2017, nga disa deputete te grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe te Levizjes Socialiste per Integrim, te cilet:

perdoren nje gjuhe fyese dhe joparlamentare, si dhe u sollen ne menyre te padenje per funksionin e perfaqesuesit te popullit;penguan zhvillimin normal te seances dhe ndermoren sulme personale ndaj deputeteve te shumices parlamentare dhe anetareve te Keshillit te Ministrave;shkaktuan rremuje gjate zhvillimit te seances; rrembyen me force disa karta votimi te deputeteve te mazhorances dhe per pasoje deputetet Ulsi Manja dhe Em1onela Felaj nuk munden te marrin pjese ne votim, pra nuk munden te ushtrojne detyren e tyre publike;

perdoren fjalë fyese ndaj Drejtuesit te seances, Kryeministrit, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe ndaj deputeteve te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste.Me poshte ju paraqesim konkretisht shkeljet e renda te kryera nga keta deputete, te cilat jane te provuara edhe ne filmimet bashkangjitur kesaj kerkese.Deputetja Monika Kryemadhi ka perdorur tjale fyese ndaj Kryeministrit, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe punonjesve te sherbimit te seancave.

Deputetja Kryemadhi gjithashtu pervec; fjaleve ka goditur ne drejtim te Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave sende te forta: c;izmet qe mbante veshur, shishe uji plastike, dokumentacionin parlamentar i cili u shpemdahet deputeteve per zhvillimin e seancave.Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise deputetja Monika Kryemadhi ka sulmuar fizikisht deputetin Ulsi Manja dhe ka rrembyer me force nga paneli i votimit kartat personale te deputeteve: Ervin Bushati , Em1onela Felaj, Musa Ulqini dhe Ulsi Manja. Per pasoje deputetet Ulsi Manja dhe Em10nela Felaj nuk rnunden te matTin pjese ne procesin e votirnit dhe te ushtrojne detyren e tyre publike.

Deputeti Endrit Brahimllari ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat plenare te Kuvendit, gjithashtu i ka ofenduar me fjale fyese dhe aspak te hijshme per nje perfaqesues te popullit.Deputeti Endrit Brahimllari ka hedhur shishe uji dhe mjete te tjera te forta qe ndodheshin ne tavolinat e deputeteve ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Deputetja Kejdi Mehmetaj ka perdorur fjale fyese ndaj Kryeministrit dhe anetareve te KeshiUit te Ministrave.Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise ka sulmuar fizikisht dhe ka rrembyer me force nga paneli i votirnit katien personale te votimit te deputetit Bujar Cela.Deputeti Ervin Salijanji ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te latie per jeten e njerezve. Me pas ai i ka ndezur flakadanet clhe i ka hedhur ne clrejtim te Drejtuesit te Seances,

Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave. Gjithashtu deputeti Ervin Salijanji ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit.Deputeti Endri Hasa ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezvc. Me pas ai i ka ndezur dhc ka hedhur tre here flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetarcve te Këshillit te Ministrave.

Gjithashtu deputeti Endri Hasa ka goditur dhe shtyrë punonjësit e Gardës se Republikcs, të ngarkuar me detyren e ruajtjes se rëndit dhe qetesisë brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare të Kuvendit.

Deputeti Flamur Noka ka goditur dhe shtyre punonjësit e Gardes së Republikës, të ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadanë) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te Drejtuesit te seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Deputeti Bardh Spahia ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve tc Këshillit te Ministrave.

Bazuar ne nenin nr. 65, pika 2 te Rregullores, e paraqesim kete kerkese, me qëllim qe Byroja e Kuvendit te mblidhet per vlerësimin e mases se propozuar prej nesh: “perjashtim nga pjesmarrja ne komisione dhe ne seance plenare deri ne 10 dite”.Kerkojme mbledhjen e Byrose se Kuvendit per marrjen e mases disiplinore te parashikuar ne nenin 63, shkronja “c;,” te Rregullores “perjashtim nga pjesmarrja ne komisione dhe ne seance plenare deri ne 10 dite” per deputetet:Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj – anetare te grupit parlamentar te Levizjes Socialite per IntegrimDhe Ervin Salijanji, Endri Hasa, Flamur Noka, Bardh Spahia – anetare te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com