Vendimi unamim i opozitës është nisja e një vale protestash popullore, nisja për pergatitjen e një protestë të madhe popullore në javën e pare të janarit dhe një valë protestash, nderkohe qe me parlamentin ilegjitim do të marrim të gjitha vendimet në interes të shqiptarëve”.
Keshtu deklaroi kreu i PD-se, Lulzim Basha, ne krah te kreyrtares se LSi-se, Monika Kryemadhit dhe kreut te PR-se, Fatmir Mediut, pas mbylljes se mbledhjes urgjente ne PD te grupeve parlamentare.
‘Opozita tregoi se nuk do te lejoje parlamentarizem fasade. Vendim unanim eshte nisja e nje vale protestash popullor per te ndalur cmendurine e narkomryeministrit qe eshte edhe kryeprokuror”- tha Basha.
Pyetur per ndonje skenar per djegie mandatesh, Basha tha: “Per parlamentin ilegjitim do te marrim vendimin me te mire ne interes te Shqiperise dhe shqiptareve”.
Pas përplasjeve dhe tensioneve të shumta në Kuvend, teksa shumica votoi prokuroren e re të vendit, e ndërkohë që opozita protestonte jashtë sallës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nisen ne mesdite një mbledhje të përbashkët të grupeve të tyre parlamentare.Mësohet se mbledhja e dy grupeve parlamentare u mbajt në selinë e Partisë Demokratike, nga e cila pritet të dilet edhe me një vendim të opozitës.