Pas mesazhit dhe apelit te forte te ambasadorit amerikan ne Tirane Donald Lu, qe beri thirrje qe opozita dhe mazhoranca te bashkepunojne per kryeprokurorin si dhe kur tha qe nuk ka vdekur reforma ne drejtesi, kryeministri Edi Rama për herë të 3-të i ka kërkuar kreut të PD-së Lulzim Basha dialog dhe bashkëpunim për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
‘LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme’, shkruan Edi Rama në faqen e tij në Facebook.