Shkolla Qëndër Komunitare (SHQK) beri te mundur organizimin, mbledhjen dhe shperndarjen e ndihmave për fëmijët në nevojë. Kjo nisme gjeti mbeshtetje nga mesuesit e shkolles te cilet e percollen kete te nxenesit e shkolles.
Ndihmat ishin veshje dhe ushqime dhe u mundësuan nga fëmijët e shkollës në mënyrë vullnetare. Organizatore për këtë nismë është mësuese Blerta Haluli e cila është njëkohësishtë mësuese e shkollës qëndër komunitare. Mësuesit kujdestar e përqafuan nismën duke i nxitur nxënësit që të dhuronin ndihma sipas dëshirës për fëmijët në nevojë.
Me siguri qe keto ndihma jua kane bere më të bukura festat e fundvitit fëmijëve të cilët morën pakot.