Në ditën e “DEMOKRACISË” u xhvillua një aktivitet në bashkpunim me ” Qëndrën Rinore Vlorë” shoqatën ” Shqipëria” “Klubi Labëria” të cilat iniciuan konkursin në lëndën e historisë midis dy shkollave “Balil Pelari ” Orikum dhe “Eqrem Beqiri” Kotë.
Konkursi u fitua nga shkolla 9-vjecare “Balil Pelari” me 1-ë pikë diferencë, pasi nxënësit ishin të mbushur me dije në njohjen e historisë së qytetit të Vlorës dhe rrethinave të saj. Konkursi drejtohej nga juria e DAR- VLORË që kishte përgatitur dhe pyetësori për konkursin.
Vec të tjerash shkolla u kërcyen nga shkolla “B.Pelari” vallja e qëndistares së flamurit ( MARIGO Posjo) kërcimi Kuq e zi dhe këtcime moderne nga fëmijët e Qëndrës Rinore, vjersha patritike dhe drama ” Kush e solli Doruntinën” etj
Shoqata ” Shqipëria” me kryetare E. Kapllanaj shpërndau disa dhurata për fëmijët e të dyja shkollave në shenjë inkurajimi si dhe për jurinë.Ndërsa drejtori i QRV shpërndau certifikata për nxënësit.
Titroi lajmin dhe ilustroi me foto vidio Blerta ( Haluli ) Xhaferaj