Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Sarandë.
Mësohet se një konflikt i dhunshëm mes dy personave ka degraduar deri në përdorimin e grushteve dhe kafshimeve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 ndërsa në pranga ka rënë shoferi 53 vjeçar Hajri Cako.
Ky i fundit pas një konflikti për motive të dobëta ka kafshuar në vesh Apostol Sinanin, banues në Berat, duke i këputur pjesën sipërfaqësore të sipërme të veshit.
I dëmtuari u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa policia vuri në pranga shoferin.
Ndërkaq po vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.