Loading...

Një lajm i mirë për familjen e Florenc Beqiraj

Disa ditë pas vdekjes së Florenc Beqirajt, 23 vjeçarit i cili preku zemrat dhe shpirtin e të gjithë shqiptarëve, një lajm i mirë ka ardhur nga qyteti i tij i lindjes, për familjen e të ndjerit.
Këshilli Bashkiak i qytetit ka vendosur që të gjitha shpenzimet për ceremoninë mortore të Florencit, ti kryejë e mbulojë financiarisht vetë Bashkia. Vendimi ka ardhur në mbledhjen e fundit të Bashkisë së Shkodrës dhe vota ka qenë unanime.

Vendimi është mirëpritur nga shkodranët, të cilët po ashtu sikundër në Tiranë, kanë dalë në protestë kundër mungesës së reagimit të qeverisë dhe instancave të shtetit për rastin e Florenc Beqirajt.

Deri më tani mbetet ende e veshur nga një tymnajë mister shkaku dhe mënyra sesi Florenci humbi jetën, duke nisur që nga momenti kur trupi i tij u gjet pa ndjenja dhe me shenja në repartin e strehimit të azilantëve në Francë, e deri tek momenti kur të riut shqiptar i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë në spital. Hetimet kanë nisur tashmë dhe pritet që së shpejti e vërteta të dalë në pah.

Kush ishte Florenc Beqiraj:

Florenc Beqiraj ishte i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj. Ai kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil.

Sipas Press Independent Florenci kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.

Ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com