Në bregdetin e qytetit kroat Orebicit, është shfaqur një krijesë misterioze, për të cilin përdoruesit e rrjetit social pohojnë se mund të jetë një lloj balene, të cilën e ka sjellë deti gjatë erërave të fuqishme.
Portali kroat index.hr, raporton se krijesa është rreth pesë metra e gjatë dhe peshon mbi njëqind kilogramë.
Krijesa është fotografuar nga një përdorues i Facebook Ivica Trojanoviq.
Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente.