Një histori e trishtë dhe në kufijtë e skandalozes është paraqitur ditën e sotme në televizion. Bëhet fjalë për një burrë 35-vjeçar, i cili është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht dhe më pas ka përdhunuar motrën e tij.
Në qendër të akuzave në emisionin “Me zemër të hapur” është vënë ditën e sotme Ilir Sherifi, i cili ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ai është duke vuajtur dënimin me 3 vite burg, në burgun e Vaqarit, ndërsa në lidhje telefonike tregoi gjithë historinë.
Motra e tij nga nëna e akuzon se ka abuzuar seksualisht me të, ndërsa Iliri thotë se nuk do pafajësi, por pastrimin e figurës para fëmijëve dhe bashkëshortes. Ai tregon gjithë ngjarjen e ditës kur e arrestuan.
Ai ka treguar gjatë telefonatës nga burgu:
Nuk kam bërë vepra të tilla. Nuk dua pafajësi. Por dua të më hiqet si njollë se është shumë e rëndë për mua. Se kam prekur fare me dorë. Nuk mund të flas nëpër telefona, që të tregoj atë çka më ka sjell deri këtu. Motra ime ato fjalë që ka thënë në komisariat s’i ka të vërteta. Dua një njeri që t’ia them gojarisht dhe jo publikisht. Motra ime është e tillë dhe unë s’jam i tillë. Mua më kanë marrë në komisariat. Isha duke larë një bluzë në banjo. Kërkonin vëllain tjetër ata. Kur më panë mua, isha gjysmë lakuriq. Më pyetën si e ke emrin? Ilir Sherifi i thashë.
Më çuan në komisariat. Aty shoh motrën time në korridor. Aty i fola; Kristjana për çfarë jam unë këtu. S’më kthente përgjigje. I pash të gjithë njerëzit e shtëpisë. Më morën mua më çuan në kat të dytë.
Më lexuan një letër se unë e kisha ngacmuar apo përdhunuar. Ata i bënë analizat motrës se dyshonin mos e kisha përdhunuar. Mua më thanë “firmos këto se do dalësh mbrapa”. Unë firmosa për të dalë, dhe pas më zbritën poshtë dhe më hoqën lidhëset se isha për burg. Kristjanën e kam takuar kur ka qenë nja 14 vjeç, se di”.
I pranishëm në studio ka qenë babai i Ilirit, Qazim Sherifi, i cili mohon akuzat që rëndojnë mbi të birin. Qazimi tregon se nga martesa me mamanë e Ilirit solli në jetë dy fëmijë, Ilirin dhe një vajzë tjetër. Më pas u divorcua me gruan, për shkak të një çështje tradhtie. Mamaja e Ilirit, Zyra u martua me një burrë tjetër dhe solli në jetë dy fëmijë, sikurse edhe Qazimi.
Iliri vazhdoi jetën e tij dhe pasi u martua, lindi dy fëmijë. Ai tani ka një vajzë 8 vjeçe dhe një djalë 4 vjeç. Pas skandalit dhe akuzave për përdhunimin e motrës, gruaja e Ilirit kërkoi divorcin dhe u largua, duke marrë me vetë djalin e vogël, ndërsa vajzën 8-vjeçare po e rrit Qazimi, i ati i Ilirit.
Ai tha në emision se i biri është i pafajshëm, ndërsa e gjithë historia është sajuar nga mamaja e Ilirit. Gruaja dhe e bija 14-vjeçare tani janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil në Francë.
Dëshmia e vajzës
Nga ana tjetër, vajza tregon se në vitin 2016 Iliri kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe aty kishte nisur ta ngacmonte. Sipas saj, ai nuk e ka përdhunuar, por e ka ngacmuar seksualisht, e kishte puthur dhe prekur në pjesë intime të trupit.
Vajza thotë:
Një ditë kur erdha nga shkolla, u përballa me vëllanë vetëm në shtëpi. Ai nisi të më prekte, më puthi nga gusha. Unë i thash që të ndalte. Ai iku nga shtëpia. Por ditë të tjera e përsëriti”.
Ndërkaq, raporti mjeko-ligjor nuk vërtetoi abuzimin seksual ndaj akuza nga përdhunim kaloi në “ngacmim seksual”.