Lulet shumëngjyrëshe plot aromë ndezin dhe zbukurojnë jetën e njeriut në mënyrë delikate.
Ato përdoren gjerësisht në industrinë kozmetike veçanërisht për bukurinë dhe parfumerinë.
Praktikat më të lashta të mjekësirë popullore në qytetërime të ndryshme i kanë dhënë shumë rëndësi përdorimit dhe vlerave thuajse magjike të luleve.
Lulet janë të plotfuqishme sa i përket ushqyerjes dhe zbukurimit të lëkurës apo flokëve.
Lulet mund të përdoren jo vetëm në çaj, por edhe për larjen e fytyrës, masazhimin e saj, zbutjen e lëkurës së trupit, larjes së tij e të tjerë.
Disa lule e ndihmojnë lëkurën të largojë problemet e saj dhe disa të tjera largojnë stresin që është një nga shkaktarët e problemeve të lëkurës.
Bergamoti
Kjo lule që i përket familjes së agrumeve përdoret në shumë trajtime kozmetike për lëkurën.
Çaji i këtyre luleve mund të përdoret për shpërlarjen e fytyrës duke ofruar një tërheqje të saj por edhe për forcimin e flokut.
Mjaftojnë 500 gramë nga kjo bimë. Ziejeni në një litër me ujë, kullojeni dhe përdoreni.
Lule kumaku
Kjo lule dimërore ofron petale të ngrënshme. Lulja mund të shkërmoqet dhe me të të përgatitet një pastë e cila largon njollat e lëkurës.
Nëse mbushni gjysëm filxhani me petale dhe e zieni në të njëjtën sasi uji mund të përdorni një çaj të fortë.
Ky lëng largon irritimet e lëkurës tek fëmijët dhe të rriturit.
Karafili
Nëse ndiheni të stresuar, ju dhembin muskujt ose keni nevojë të qetësohen atëherë zgjidhni karafilin.
Në Greqinë e lashtë, karafili konsiderohej si një lule hyjnore.
Merrni 100 ml utuhll dhe shtoni 10 petale trëndafili. Pas një dite përdoreni lëngun që të bëni një banjë qetësuese në vaskë.
Kamomili
Kamomilin e njohim kryesisht në formën e çajit që nxit gjumin.
Por përveç gjumit, kamomili mund të përdoret për shfryrjen e qeskave të syve dhe rigjallërimin e lëkurës.
Ziejeni çajin dhe me të bëni kompresa për lëkurën.
Lulerradhiqja
Kjo lule e ushqen në thellësi lëkurën.
Ju mund të përgatisni çaj me gjethet dhe lulet dhe të lani lëkurën.
Çaji në fjalë largon skuqjet apo edemat në lëkurë.
Lulja në veçanti përdoret për një vaj esencial të jashtëzakonshëm për trupin.
Futini lulet dhe gjethet në një enë të mbushur me vaj ulliri ekstra të virgjër apo vaj bajamesh.
Pas një jave përdoreni vajin për masazh ose për banjë.
Jasemini
Jasemini është ndoshta lulja më e përdorur në kremërat e fytyrës, sapunët dhe vajrat esencialë.
Kjo lule aromatike mund të tretet në uthull ose në vaj bajamesh për të krijuar një tretësirë të këndshme plot vlera për lëkurën.
Ju mund të hidhni petalet e jaseminit në një shishe me ujë dhe të nesërmen të spërkasni trupin ose ambientin e gjumit.
Mjafton një javë aplikim në lëkurë, dhe do të shikoni një përmirësim të ndjeshëm.
Manushaqet
Lulet e bukura të pranverës janë të mrekullueshme për lëkurën dhe flokët.
Ato përmbajnë acid salicilik që e ushqen, qetëson dhe zbut lëkurën
Merrni një filxhan me petale dhe gjethe dhe ziejini në një litër ujë.
Kullojeni dhe përdoreni lëngun në fytyrë.
Nëse lëkura është prekur nga inflamacion i rëndë ose puçra të dhimbshme, shtypini gjethet e freskëta dhe pastën vendoseni në fytyrë.
Lulenate
Ekspertët e luleve ia njohin fort mirë vlerat lulenatës. Përveç përdorimit në parfume, lulet mund të transformohen në vaj aromatik gjallërues për trupin dhe mendjen.