Loading...

Nga erdhën 298 mijë eurot që u sekuestruan në Vlorë

Policia e Vlorës bëri të ditur dje bllokimin e një shume financiare prej 298324 euro me dyshimin e pastrimit të parave.

Burime nga prokuroria bënë të ditur se paratë e bllokuara ishin në dy llogari bankare, në vlerat e 162 mijë dhe 136324 euro, ndërsa ato ishin në emrin e një shtetaseje, e cila figuron e papunë dhe nuk justifikon shumat e bllokuara.

Të dy llogaritë bankare ishin hapur nga shtetasja Tatjana. B, ndërsa burimet bëjnë të ditur se shumat e parave janë tranferuar nga një shtet afrikan, Nigeria.

Mësohet se personat që kanë kryer transfertat janë identifikuar, janë banorë të Vlorës dhe kanë preçedentë të theksuar kriminalë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com