Loading...

Në Fier e Vlorë, pritet kaos. Ministrja apel të fortë: Ju lutem…

Teksa situata pritet te perkeqesohet ne Jug te vendit, alarmi i rradhes vjen nga Ministria e Mbrojtjes. Teksa ne Fier dhe ne Vlore ka zbarkuar ushtria, ministrja Olta Xhaçka ka dalë me një deklaratë të fortë, duke i bërë apel gjithë banorëve të zonave që rrezikojnë përmbytjen.

Ne nje deklarate per mediat, ministrja ka theksuar se “Një natë e vështirë ajo që kaluam por maksimalisht e menaxhueshme. FA dhe gjithë strukturat janë përgjigjur maksimalisht për përballimin e situatës”.

Sipas ministres, efektivë të FA kanë mundur të evakuojnë 315 persona, nderkohe qe pritet rëndim i gjendjes gjatë ditës së sotme, veçanërisht në jug të vendit.

“Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet ne Vjosë, Shkumbin dhe Seman. I bëj thirrje të gjithë banorëve të prekur të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me FA dhe strukturat e emergjencës”- tha ministrja, duke shtuar: “Ju lutem bashkepunoni per te garantuar sigurine e jetes per secilin prej jush”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com