Loading...

I moshuari i dënuar për vrasje vdes në spital, ja emri dhe detajet

Dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, Nënë Tereza, policia njoftonte se ka ndërruar jetë një i moshuar me banim në Tepelenë, i dënuar për vrasje.

Sot është arritur të mësohet më shumë rreth kësaj ngjarje.

Mësohet se për shkaqe natyrale, ka ndërruar jetë në spital Servet Dervishi, 76 vjeç, i cili ishte transferuar nga Burgu i Zaharisë së Krujës paraditen e së martës, pasi kishte shfaqur probleme kardiake.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se viktima ishte dënuar me 25 vjet burg për një vrasje me paramendim të kryer në Tepelenë, vite më parë.

“Në spitalin ‘Nënë Tereza’, ka vdekur shtetasi Servet Dervishi, 76 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqë- sor Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Mjekët Ligjorë kanë kryer autopsinë e 76-vjeçarit dhe nga raporti paraprak dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkak të problemeve kardiake. Viktima kishte pasur probleme vitet e fundit dhe merrte mjekim për tensionin e lartë dhe zemrën.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com