Aferat e tjera të Monikës që detyrojnë Arta Markun të firmosë urdhërarrestin, bëri 550 mijë euro brenda vitit, njihuni me pasurinë e marramendëse, pallat dhe vila disa miliona euro, thotë se i bëri me dy rroga. Vajton për fëmijët dhe varfërinë
Shkruan: Gjergj Zefi
Rrëzimi i Adriatik Llallës nga dora amerikane nga froni i Prokurorit të Përgjithshëm, e ka kthyer familjen e Ilir Metës në një fole grerëzash, duke hedhur tutje maskën e qetësisë dhe të dashurisë. Teksa Ilir Meta vijon të fshihet si krokodil në moçalin e Presidencës, dy zonjat e tij, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili, janë çmendur në semantikën e plotë të kësaj fjale. Petrit Vasili, të cilin krokodili i madh Meta përdor sipas rastit herë si eunuk, herë si zagar dhe herë si zonjë të parë dhe të dytë, arriti në një skaj të pabesueshëm, kur i shpalli amerikanët pushtues. Ndërsa dje ai bëri thirrje për vrasjen e Edi Ramës, duke i kujtuar fatin e Esat Pashë Toptanit. Nga ana tjetër, bashkëshortja e Presidentit Monika Kryemadhi është shpërfytyruar dhe depersonalizuar, duke demostruar instinktet kafshërore në sallën e parlamentit shqiptar dhe prej disa ditësh nëpër ekrane.
Shpërfytyrimi i Monika Kryemadhi, deri në sulme fizike ndaj kryeministrit, nuk reflekton thjeshtë tmerrin e Ilir Metës, por edhe mëkatet e saj në harkun kohor të 26 viteve. Fjala ‘fëmijë’ po dominon këto ditë retorikën politike të Monika Kryemadhit. Ajo justifikoi sulmin me çizme ndaj kryeministrit me fëmijët. Zonja kundërshton largimin e Adriatik Llallës, ombrellës së aferave të politikanëve, me të ardhmen e fëmijëve. Orët e fundit ka thënë se fëmijët e politikanëve janë përdorur për të trafikuar drogë. Pretendimi i fundit është deri diku i vërtetë. Pretendimi i fundit reflekton nën vetëdijen dhe jetësimin në realitet të instikteve kriminale të bashkëshortes së Presidentit.
Në dosjen voluminoze që kanë ndërkombëtarët për aktivitetin e paligjshëm të familjes Meta, ka një fashikull të posaçëm për implikimin e Monika Kryemadhit në trafikun e drogërave të forta. Bëhet fjalë për kohën kur Ilir Meta ushtronte detyrën e kryeministrit të Shqipërisë. Për dy vite me radhë, DEA amerikane mësohet se ka vëzhguar dhe mbledhur informacione për aktivitetin kriminal të Monika Kryemadhit. Kjo e fundit ka kaluar heroinë dhe kokainë nëpër aeroporte me karrocën e fëmijëve të saj. Për këtë aktivitet mësohet se ka edhe disa rrëfime të trupës që ruante në atë kohë familjen e ish-kryeministrit Meta. Shërbimet inteligjente kanë raportuar gjithashtu. Aktiviteti i saj ka zgjatur deri kur Fatos Nano e rrëzoi Ilir Metën. Për interesa strategjike duket se amerikanët nuk ngritën akuza publike për Kryemadhin, por dosja është aty. Për pasurimin e kësaj dosje ka kontribuar edhe ish-sekretari i Ilir Metës, Almir Rrapo, i cili shpëtoi dënimit me vdekje, duke u kthyer në bashkëpunëtor dhe i penduar i drejtësisë amerikane.
Monika Kryemadhi pretendon se nuk ka frikë nga kryeprokurorja e re Arta Marku, Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale, me argumentin se nuk ka firmosur asgjë. Është e vërtetë se bashkëshortja e Presidentit nuk ka firmosur asgjë. Por është po aq e vërtetë se Monika Kryemadhi është më e rrezikuar më shumë se çdo politikane tjetër në Shqipëri për të dalë para togave të zeza dhe për të përfunduar në burg.
Ka disa fakte të thjeshta, publike dhe të dokumentuara, që e detyrojnë ligjërisht kryeprokuroren Arta Marku për të kërkuar arrestimin e Monika Kryemadhit, për pastrim parash, korrupsion, falsifikim dokumentesh, fshehje pasurie, mashtrim me deklaratat e pasurive, deklarim të rremë etj. Fakti është ky: Monika Kryemadhi, gjatë vitit 2016, ka shitur pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 550 mijë euro. Kjo zonjë bën një gjysmë milioni euro brenda vitit, kur si të ardhura të ligjshme, ka vetëm dy paga, të vetën dhe të bashkëshortit. Pagat e tyre nuk dalin as për të mbuluar shpenzimet mujore të familjes. Pagat nuk mjaftojnë as për operacionet plastike të Monikës dhe veshjet e saj. Të mos ndalemi tek udhëtimet, pastrueset, mirëmbajtjen e vilave etj.
Monika Kryemadhi ka shitur gjatë vitit 2016 apartament banimi me sipërfaqe 200 m2, në vlerën 345 mijë euro, apartament banimi me sipërfaqe 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, apartament banimi me sipërfaqe 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro dhe apartament banimi me sipërfaqe 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro. Monika ka edhe një apartament 200 m2, me vlerë 400 000 euro, në Rr. “Brigada 8”, Tiranë. 200 000 euro ka shitur një shtëpie pushimi në Qerret. Ka një apartament tjetër me sipërfaqe 99.5 m2, apartament me sipërfaqe 75.5 m2. Ka 1200 m2 tokë, ku sipas saj 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai. Imagjinoni pak, se si mund të bëhet e gjithë kjo pasuri me dy rroga!
Në vitin 2008 ka lidhur një kontratë me kompaninë Agi-Kons shpk,për ndërtimin e një godine në tokën me sipërfaqe 1900 m2. Nuk e deklaron vlerën e godinës, për shkak se arrin mbi 1 milionë euro dhe nuk ka si ta justifikojë, pasi janë para korrupsioni dhe trafiqesh. Nuk mbaron me kaq. Monika Kryemdhi deklaron edhe një kontratë me kompaninë Lura shpk, për një apartament me sipërfaqe 317.33 m2, në Gjirin e Lalzit. Kjo vilë ka një vlerë mbi 1 milionë euro, por Monika nuk e deklaron vlerën. Nuk mbaron këtu. Monika dhe Ilir kanë edhe një apartament 2 dhoma e kuzhinë. Të gjitha janë të dokumentuara. Por, kjo është vetëm maja e ajsbergut. Të gjitha këto Monika thotë se i ka bërë me djersë. Dhe vajton për fëmijët dhe varfërinë. A i di Arta Marku këtë fakte? Me siguri, po. Po edhe nëse ajo nuk i di FBI dhe DEA amerikane i di.