Dimri me temperatura të ulëta, reshje e borë ka shfaqur edhe format e një gripi agresiv kryesisht tek fëmijët e moshave të ndryshme.
Këtë dimër, gripi paraqitet tek fëmijët me agresivitet më të lartë. Kështu tha shefi i pediatrisë së fëmijëve në Durrës, mjeku pediatër Fatmir Shahini.
Sipas mjekut pediatër, më të prekur nga gripi janë fëmijët që qëndrojnë në kolektiv, në kopshte, çerdhe apo në shkollë, ndaj edhe këshillon prindërit që ti izolojnë për aq sa të kenë mundësi që të mos preken nga gripi.