Loading...

Ministri grek tregon problemin dhe çfarë e dallon Shqipërinë nga Turqia

Shqipëria dhe emri i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha është pikë referimi ditën e sotme nga Ministri i Jashtëm i Greqisë.

Duke dhënë shpjegime dhe detaje në Parlament në lidhje me vizitën e Presidentit turk Erdogan, Nikos Kotzias, ka përmendur edhe vendin tonë dhe marrëdhëniet me Tiranën zyrtare.

Sipas kryediplomatit grek vizita e Erdogan ndikoi pozitivisht në përmirësimin e marrëdhënieve,por nënvizoi se duhen bërë bisedime të tjera.

Ai u shpreh se me fqinjin më të vështirë, duhet përdorur diplomacinë, duke e konsideruar kështu Turqinë si “fqinji i vështirë” dhe Shqipërinë si “fqinji i lehtë”.

Para parlamentit grek, Kotzias deklaroi se:

Dua t’ju them se për Ministrinë e Jashtme sot dhe për mua personalisht, lloji i problemeve që kemi me Turqinë është i ndryshëm nga me Shkupin dhe Shqipëria. Me Shkupin dhe Shqipërinë kemi probleme të mosmarrëveshjeve kulturore, të emrit dhe kështu me radhë. Kemi probleme të identitetit, të perceptimit historik, por nuk kemi probleme gjeopolitike apo gjeostrategjike, edhe nëse shfaqen me irredentizmin e tyre. Ata praktikisht nuk janë në pozitën për të bërë irredentizëm, madje as qarqet më ekstreme irredentiste. Me Turqinë kemi problem gjeopolitik, problem gjeostrategjik, të cilin duhet ta trajtojmë.”
Madje, për të treguar se Greqia është e hapur për bisedime me fqinjët, Ministri Kotzias iu referua periudhës së diktaturës së Enver Hoxhës.

Nuk mund të jemi vende fqinje dhe të mos flasim. Kjo politikë e izolimit, siç thashë, është politika që korrespondon me epokën e Enver Hoxhës në Shqipëri “Unë nuk po flas me askënd, nuk merrem vesh me askënd, por vetëm me dikë që më pëlqen”. Por në rast se nuk na pëlqen dikush? Të vetmuar mund të jemi në jetën tone personale, por jo në politikën e jashtme. Në politikën e jashtme duhet të bëjmë aleanca, përkrahje dhe të promovojmë pozicionin tonë.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com