Nje denoncim i rende ka ardhur ne adrese te ish kryeministrit Sali Berisha i cili thote se kjo ngjarje deshmon sipas tij “kontrollin total të policisë së Shkodrës nga bandat e partisë të lidhura direkt me Noriegën!”
STATUSI I BERISHËS
Më së fundi ja një rezultat spektakolar i operacionit forca e le…!
Qytetari dixhital denoncon:
Kontrollin total të policisë së Shkodrës nga bandat e partisë të lidhura direkt me Noriegën! sb
“Mirëmbrëma doktor. Unë që po të shkruaj jam një oficeri i policisë kriminale në Drejtorinë vendore qarkut Shkodër. Para 5 ditësh jemi njoftuar me radio nga salla operative se në lokalin E**** në qendër të qytetit Shkodër është qëlluar një person me armë zjarri pistoletë. Menjëherë kemi shkuar me disa kolegë në vend ngjarje duke mbledhur informacion. Pasi arrita të identifikoj autorin e kësaj ngjarje kontaktoj me drejtuesit e policisë dhe çuditërisht më vjen urdhri nga ato që mos të vazhdoj të merrem me këtë ngjarje. Dua të theksoj se ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të darkës ku kishte dhe pamje filmike pasi lokali është i monitoruar çdo cep me kamera.
Ky shtetas ka qëlluar në ambient të mbyllur të lokalit duke i rrezikuar jeta e shumë personave që ishin brenda në lokal. Autor i kësaj ngjarje është shtetasi Safet Bajri i cili ka qenë duke pirë në këtë lokal dhe është afruar një tavoline tjetër ku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Erdis Ishmi disa herë. Dua të theksoj se autori i kësaj ngjarje Safet Bajri asht person me precedent kriminal dhe problematik. Ka ndihmuar Luan Harushën për vota, ku ky i fundit ka marrë drejtuesit e policisë duke i urdhëruar që mos të merren me këtë ngjarje.
Jemi shumë të indinjuar se kjo ngjarje ishte komplet e zbuluar pasi kishim dëshmitarë në lokal dhe pamjet filmike dhe nuk kemi mundur të vazhdojmë me procedurën hetimore për shkak se ky shtetas ka punuar për fushatë dhe partia i ka detyrime që ta lej të lirë të qëllojnë njerëz me armë si dhe të vendosin gjoba biznesmenëve në Shkodër. Drejtuesit e policisë rrinë urtë duke marrë edhe ryshfet për të mbyllur gojën nga krimet që bëjnë fisi i Bajrave. Kjo ngjarje ka krijuar shumë urrejtje për policinë pasi nuk është në gjendje të japin një autor ngjarje. Kur e di gjithë Shkodra kush e ka bërë. Ju lutem publikoje doktor ta marri vesh i gjithë vendi çfarë lepuj shefa ka drejtoria dhe komisariati Shkodër. Fshehin ngjarje me autor. Ju faleminderit.”