Presidenti Ilir Meta ka shkaktuar mjaft debate pas dhënies së nënshtetësisë shqiptare të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale, Anastas Janullatos.
Ditën e sotme, pasi ka uruar gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindjet, ai është ndalur edhe për të justifikuar dhënien e shtetësisë për Janullatosin, i cili, ëshë emëruar në krye të kishës në vitin 1992.
Në fjalën e tij, Meta vlerësoi investimin dhe promovimin që Janullatos ka bërë në vendin tonë.
Meta tha:
Përgjigjen më të mirë e tha fortlumturia e tij. Është si puna e verës. Mendoj se është një moment shumë pozitiv i shprehjes së mirënjohjes për këtë vepër të madhe që ai krijoi me lidershipin e tij të jashtëzakonshëm për 25 vite, duke e ringritur nga hiri kishën autoqefale.
Ajo që është me rëndësi, investimi i tij, edukimi i tij për të krijuar një plejadë të Kishës Ortodokse, që kanë arritur në këto nivele të larta.
Dua të theksojë se lidershipi i tij në krye të kësaj kishe ka qenë mundësi e shkëlqyer jo vetëm për kishën ortodokse autoqefale, por edhe një mundësi për të promovuar Shqipërinë si një vend europian. I një vend i bashkëjetesës fetare. Lumturia e tij ka predikuar për gjithë shqiptare për paqe”.