Loading...

Mediat e huaja nxjerrin numrin real të protestuesve.Ja sa ishte…

“Policia shqiptare është përplasur me përkrahësit e opozitës duke u përpjekur të prishë një seancë parlamentare. Rreth 3.000 demonstrues po protestojnë kundër një votimi për të emëruar një prokuror të përkohshëm të përgjithshëm, të cilin ata e konsiderojnë jokushtetues.

Policia shtyu protestuesit, të cilët hodhën tymuese ndaj oficerëve. Mediat lokale njoftuan se disa njerëz janë plagosur.

Parlamenti do të votojë të hënën emërimin e një prokurori të përkohshëm të përgjithshëm, një masë e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, të cilat kanë ndihmuar Shqipërinë në hartimin e reformave gjyqësore.

Reforma, të nevojshme që vendit t’i ofrohet nisja e negociatave për anëtarësim në BE, që tashmë kanë filluar, por ende nuk është krijuar një komision i përhershëm për emërimin e një prokurori të përgjithshëm.

Shqipërisë iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë negociatat vitin e ardhshëm”, raportojnë mediat e huaja AP dhe U.S News.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com