Loading...

Mbrëmja me mësuesit, Rama: Unë e kam rrogën shumë më të madhe se ju por ju sjell lajmin e mirë

Gjatë mbrëmjes së fundvitit me mësues nga e gjithë Shqipëria, kryeministri Edi Rama premtoi edhe një herë se rroga e tyre do të vijojë të rritet.

Edhe pse kjo pagë është rritur gjatë mandatit të parë, Rama shtoi se prapë nuk është aty ku duhet për punën që ata bëjnë.

“Kemi në program rritjen e pagave të mësuese. Ne i kemi ngritur këto paga, që në fillim të mandatit të parë, por edhe këtë vit. Por e dimë që është më pak se ç’duhet të jetë, prandaj do të vazhdojmë me ngritjen progresive të kësaj page. Paga ime është padrejtësisht shumë më e madhe se juaja. Do bëjmë të pamundurën që kjo diferencë të zvogëlohet. Nuk ju premtoj që në fund të 4 viteve do të keni rrogën shumë afër asaj times, por ju premtoj vetëm një gjë, që e imja nuk do të rritet ndërsa juaja po,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se do të hapet dhe shkolla e drejtorëve për rritjen e kapaciteteve në drejtimin e shkollave.

“Sistemi i ri i trajnimeve profesionale për të gjithë mësuesit, dhe pastaj me fillim nga puna për shkollën e drejtorëve që do jetë një institucion i ri për rritjen e kapaciteteve në drejtimin e shkollave. Dihet se sa diferencë bën një drejtim i mirë i shkollës. Për vite me radhë në shkolla është bërë vetëm politikë, politikë shpërblimesh për shërbimet e tyre ndaj partive. Kësaj tradite kemi filluar t’i japim fund. Shkolla e drejtorëve do na ndihmojë bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare,” shtoi ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com