Një ngjarje e rëndë ndodhi sot, ku ndaj një automjeti në Elbasan është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, por fatmirësish nuk ka të lënduar.
Bëhet me dije se mjeti me targa AA616AB është gjetur i djegur në një rrugicë në lagjen ‘5 Maji’.
Ndonëse ngjarja është ende e paqartë, policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së saj.
Sakaq burime zyrtare pohuan se targa që kishte vendosur mjeti ishte e falsifikuar, ndërkohë mjeti me targat origjinale ndodhet tek pronari i tij.
Ende nuk dihet objektivi i sulmit, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes.