Loading...

Maja Alickaj – Brenda 14 muajve humba tre njerzit me te dashur ! (Ngushellime te sinqerta)

Statusi i kengetares se mirenjohur Maja ne profilin e saj ne facebook i ka prekur te gjithe:

BRENDA 14 MUAJVE UNE HUMBA NJERZIT ME TE DASHUR, NENE, BABA DHE VELLAIN E VETEM, ..ATA JETONIN BASHKE, DHE KJO ISHTE NJE ARSYE ME SHUME QE NE NUK U NDAME KURRE, NE ASNJE ASPEKT, GJITHE JETEN, GJITHSHCKA E KALONIM BASHKE. ..
ATA TE TRE NUK U NDANE ME JETE DHE ME VDEKJE..
PER T’U PERBALLUR ME KETO NGJARJE, KJO E VELLAIT,ESHTE SHUME E RENDE, E KUPTON VETEM KUSH E KA KALUAR, DUHET SHUME KURAJO, …..
DJE KAM LEXUAR NJE POEZI NGA SERVET XHELILI,MIK I VELLAIT, BASHKEFSHATAR I JONI. .ME KA TRISHTUAR ,POR KAM MARRE DHE PAK FORCE. ..KETE POEZI, DO TA NDAJ KETU ME JU..

VELLA MU KEPUNE KORDAT

Vella mu kepune kordat,
s’do me dal zeri prej gryke,
Skam takat qe ti mbledh notat,
Per ty do kendoj si Qyqe.

S’do pres Prillin te kendoj,
Se mbeta Qyqe dhjetori,
Gjer ather nuk do duroj
Po me çahet kraharori.

Jo moj moter,lere zine,
Vet sa her te kesh kerkuar,
Te kendosh si kanarine,
Dhe kur prindrit u larguan.

Kur prej nesh ata u ndane,
Dhe njeri pas tjetrit shkuan,
Un ather te thash nje fjale,
Mos u ndal duke kenduar.

O vella po s’me del zeri,
Shpirti po me ther e djek,
Fatin tone kush e beri,
Pse na u nxi kejo jete.

Qysh te dal prape ne kenge,
Me kok e me kembe prere,
Re e zez qe me ka rene,
Shpirt e zemer po mi ther.

E di moj moter e di,
Po ne do te jem i qet,
Atje ku do shkoj te rri,
As dhe dheu s’do me tret.

Ne u ndalç ne rrugen tende,
Me ty do jem zemeruar,
Dhe prindrit,jan ne nje mendje,
Kan nje deshire me mua.

Ndaj kendo moter kendo,
Me zerin si kanarine,
Vlla e prinder ne i do,
Mos na i prish kete deshire.

MAJA!
Para se gjithash,me lejo te te percjel ngushellimet e mia dhe te familjes time,per ndarjen para kohe te Vellait tuaj,Mitatit nga jeta.Ti rrojne femijet,ti rroni ju motrat,dhe u prehte perjetesishte ne paqe.E mendova kete poezi ne forme bashkebisedimi me Vellane qe ju deshi dhe ju e deshet aq shume,per te te dhene kurajo ne rrugetimin tend drejt kenges per te cilen njerzit kane aq shume nevoje,per zerin tuaj,sepse po aq shume ti je bere e dashur per te gjithe shqiptaret kudo qe jane dhe te ndjekin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com