Loading...

Kush është fëmija që ngre flamurin kuqezi ditën e pushtimit nga Italia fashiste?

Gazetari Roland Qafoku publikon një foto të rrallë, sjellë një miku i tij, Eugen Shehu.

“Është 7 prill 1939 dhe është shkrepur në qytetin e Durrësit. Nuk dihen rrethanat e imtësishme por një fotograf i gazetës “Kombi” ka fiksuar ne celluloid këtë fëmijë duke ngritur flamurin shqiptar ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste”- shkruan Qafoku.

Sipas tij, ky xhest dhe ky veprim është më shumë se çdo armë e shkrepur ndaj fashistëve dhe ky fëmijë vlen që shteti dhe historianët ta identifikojënë dhe nëse është ende gjallë ta dekorojnë për këtë që ka bërë.

“Me një histori që ende e shkruajmë ndryshe, me gabime me dashje e padashje, me shtrembërime të qëllimta ose jo, kjo foto sa 1 mijë fjalë tregon se 7 prilli nuk ishte thjeshtë dita që mbreti Zog iku por edhe që shqiptarët me 800 mijë banorë bënë rezistencë ndaj shtetit burracak italian me 40 milionë banorë që zbuloi Shqipërinë e gjorë për ta pushtuar. Ky është një akt I jashtëzakonshëm por dhe fotoja gjithashtu. AJo konfirmon edhe faktet e fundit që përgjatë vijës bregdetare nmë datat 7,8,9 u vranë 700 ushtarë italianë nga rezistenca që bën shqiptarët me Abaz Kupin e Mujo Ulqinakun. Megjithatë kjo fotografi është emblem e asaj dite. Të shpresojmë ta gjejmë cili është ky fëmijë. Faleminderit Eugen!”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com