Loading...

Kush eshte Emiljana dhe miqte e saj qe mundesuan ambulancen per Orikumin ! Te vertetat e pa thena . (Intervista e plote)

Ne Nentor te ketij viti Qendra Shendetesore Orikum u be me nje ambulance shume te mire e cila eshte vene ne sherbim te banoreve te zones.Kur e degjon kete lajm duket si dicka normale por historia e mberritjes se asaj ambulance ne Orikum eshte shume interesante, e gjate e komplikuar dhe me shume precipeci ! Kontributin kryesor per pajisjen e zones me kete ambulance e ka nje banore e krahines e cila quhet Emiljana Shaho.

Kush eshte Emiljana Shaho ! 

Emiljana Shaho ka lindur ne Orikum ku ka kryer dhe shkollen tete vjecare. Me pas ajo kreu gjimnazin ne Vlore. Emiljana jeton ne Itali prej 17 vjetesh , dhe merret  me pune vullnetare  duke marre pjese aktivisht  ne jeten sociale te vendit ku jeton . Mamaja esaj i ka trasmetuar shpirtin e bamiresis e ndihmes . Meqe edhe vete ka pasur shume here nevoje per ndihme sepse situata e saj familjare dhe ekonomike nuk ka qene e lehte e kupton shume mire vleren e nje ndihme ne moment nevoje .

Ajo ka  qene pjestare e keshillit te te huajve te komunes se Tavarnelle val di Pesa per 7 vjet ku 5 vite si zevendes presidente dhe 2 vite si presidente deri  ne 2 Dhjetor. Vjet  ne vitin 2016 ajo ka firmosur nenshtetesine italiane  ndaj per arsye ligjore nuk mund te jete me anetare por vazhdon punen e nisur si bashkpunetore .

Edhe pse punon me kohe te plote ajo ka dy femije qe po i rrit e vetme dhe nuk heziton te marre pjese aktive ne jeten shoqerore te vendit ku jeton . Emiljana ka  organizuar disa here ne vit festa per shqiptaret dhe te huajt e zones ku jeton, gjithashtu ka organizuar mbremje me tema te ndryshme per te promovuar kulturen dhe traditat e vendit tone.

Por si lindi ideja per sigurimin e nje ambulance per Orikum ! Kush e dhuroi, kush kembenguli, kush kontriboi, cilat ishin pengesat dhe peripecite dhe si u realizua me ne fund ajo qe e beri Qendren Shendetesore Orikum me nje ambulance dhe beri Emiljanen te perlotet kur mori vesh  lajmin se ambulanca me ne fund mberriti ne Orikum dhe kishte bere transportin e pare ! 

Intervista e plote me Emiljana Shaho : 

Historia ka nisur ne Korrik , kur vellai im qe  eshte vullnetar te Miserikordia ne Tavarnelle Val di Pesa  e shikon kete ambulanc te parkuar ne menjane. Ai pyeti pyeti perse ishte atje  dhei thane qe do ta conin per ta shkrire. Ai u thote qe nese ishte ne gjendje pune mund ta conim ne ne vendlindjen tone sepse atje nuk kishte nje te tille . Ata i thane qe ishin dakort por qe duhet te shkoja une e te flisja me ta . Me mori vellai ne telefon dhe  me pelqeu shume si ide . Mora ne telefon nje nga drejtusit e Miserikordies dhe  lam takim per te diskutuar kete ceshtje .

Mbas disa ditesh  ne takim u informova per kushtet aktuale te mjetit  dhe per mundesite e dhurimit . Misericordia Tavarnelle kishte blere nderkohe nje mjet te ri keshtu qe e  dhuronin pa problem . Me vone u interesova tek nje zyre ketu qe quhet ACI  e cila merret me dokumentat e mjeteve. Aty mora informacion per dokumentacionin , koston , menyren e transporti etj . Kam pasur disa takime informative para se te nisja gjithe kete procedure qe ne fakt ja  vlente ta beje per vendin tend.

Kur u binda qe mund te behej kam kontaktuar Uran Havarin dhe i shpjegova ceshtjen duke i kerkuar te informormohej ne qendren shendetsore nese ata e pranonin kete mjet nese dhurohej . I kerkova  te me gjente nje kontakt aty qe mund te merrej me dokumentat qe duheshin ne Shqiperi.  Urani u informua e u lidh me Dritan Bircaj . Te dy ishin entuziast per kete gje . Nderkohe koha kalonte e une shkova per pushime ne Vlore  se aty e kam shtepine. Plazhin  e beja perdit ne Orikum. Aty u informova nga miqte dhe familjaret e mi per kushtet e sherbimit mjekesor aktual ne zone, si dhe per gjendjen e ambulances qe ishte aty . Te gjithe ankoheshin . Kjo gje me beri te jem me e vendosur per ta sjelle kete ambulanc .

Para se te kthehesha ne itali patem nje takim me  Uran Havari e Dritan Bircaj ku u shpjegova idene e menyren e dhurimit . Diskutuam e  folem se bashku per cfare duhej bere per ta sjelle ambulancen. Kur u ktheva ne itali fillova mbledhjen e dokumentave qe duheshin dhe  kerkimin e fondeve . Pashe qe nuk ishte shume e lehte e qe duheshin shume lek por  une vete nuk i kisha . Fola me disa persona ketu te cilet ishin me origjine nga Orikum dhe kerkova ndihme por nuk me ndihmuan te them te drejten . Me shkoi mendja te perdorja internetin si mjet te fuqishem komunikimi. Postova lajmerimin e pare ne grupin tim “Je nga Orikumi nese ….” . Ne kete postim kerkova ndihme per realizimin e dergimin e ambulances ne Orikum.  

I pari qe me kontaktoi ka qene Adriatik Ferrunaj bashkmoshatari im edhe shoku im i klases ne 8 vjecare. Adriatiku te cilin e falenderoj shume me ofroi ndihmen e vet. shume  te tjere me premtuan qe do me ndihmonin. Te gjithe ishin dakort qe te hapja nje kart krediti te parapaguar tek e cila cdokush qe deshironte mund te  jepte kontributin e vet . Per mua si person eshte shume e veshtire te kerkoj sidomos nese behet fjale per vete time por kjo ishte per nje interes te perbashket per njerzit dhe zonen tone . Por per kete qellim kisha nevoj per ndihme se e vetme nuk mund tja dilja . Hapa karten e pas njefare kohe kishim hedhur ne kart vetem Adriatiku edhe une . Keto nuk mjaftonin . Nderkohe kisha mbledhur dokumentat qe duheshin .

Kam bere shume here turnin e nates ne punen time ne menyre qe diten te mund te levizja per dokumentat . Kur kisha gati cdo gje mungonin leket . Ka qene nje moment qe kam vene nje postim ne grupin ne facebook  ku thashe qe hiqja dore nga ky qellim sepse nuk kishte oferta . ADRIATIKU ka qene ai qe me ka dhene gjithnje kurajo  duke me thene se do i veme edhe vete ne te dy te gjitha leket qe duhen . Beme disa thirrje per ndihme e pati disa dhurime te vogla sipas mundesive kush 10€, 20€, 50€ . Ne kete moment me ka kontaktuar Florika Rodakaj pasi beri dergesen e vet ju fut punes per te gjetur dhurues te tjere . Nga dhurimet u mblodhen rreth 350€ qe nuk dilnin sigurisht .

Nje dite ne mengjes shpejt me kontaktoi nje cift  ku burri ishte italian dhe bashkeshortja shqiptare te cilet kane apartamente ne Orikum . Ata me kerkuan tu shpjegoja projektin . Fola edhe ne telefon me zonjen ja shpjegova edhe ne shqip gjithcka . Atyre u pelqeu ideja e thane qe do ta financonin ata kete projekt . Ate mengjes ata bene nje dhurim te konsiderushem ne kart . Kam qare nga gezimi ate dite. Atehere fillova punen e motivuar.

Nuk ka qene e lehte aspak, kam marre takim per zhdoganin ne Firenze  ku e kam cuar me karroatreci ambulancen te zyra. Prej aty e cuam te mekaniku per te bere nje kontroll te mire e per te bere ndonje punim qe mund te duhej . Nderkohe Adriatiku me gjeti kontaktin e nje bizarke per transportin . Mbas zhdoganimit  jane bere dokumentat e tjera ne Aci . Ne ambulance kam ngarkuar vete edhe shume veshmbathje per familjet ne nevoje te zones te cilat Florika i coi tek motrat ne Orikum qe ti shperndanin  . Erdhi e ngarkoi bizarka e mjeti zbriti ne Durres .Aty ka bere nje pune te kosiderueshme me dokumentat Florika , sigurisht qe edhe Dritani per cfare kishte ne dore ai .

Ne durres e priti Dritani me shoferin qe ecuan ne vlore per zhdoganim . Aty kemi hasur disa probleme per dokumentat.Si  fillim i kam nderruar perseri aktin e dhurimit dhe faturen doganore dhe i bera sic i kerkuan ata . Mjeti kaa pritur rreth nje jave e gjysem per zhdoganim.

E nje dite te bukur marr nje mesazh te fantastik qe me beri te perlotem  – ” Urime Emiljana ambulanca eshte ne Orikum e mbreme ( ishte e Premte) ka bere transportin e pare .” I jam pergjigjur Dritanit keshtu ; urime juve qe do punoni me te , e te gjithe banoreve qe mund te kene nevoje , e shpresoj mos te jete nevoja te perforet shume . Ka qene dite e bukur per mua

Nuk ka qene aspak e lehte , kam harxhuar shume kohe , kam qene shume e stresuar deri sa ja dola por ja vlejti. E nuk ka mbaruar ketu..- shprehet me ne fund Emiljana duke mos dashur te flase per deshirat dhe planet qe ka per te vazhduar perpjektjet e saj ne ndihme te banoreve te zones.

Ajo falenderon perzemersisht – Misericordia Tavarnelle val di pesa, Adriatik Ferrunaj , Florika Rodakaj , Dritan Bircaj , Uran Havari, punonjesit e Qendres, banoret e zones dhe gjithe ata qe dhane kontributin monetar.

Ky eshte shembulli qe te gjithe duhet te marrim nga ajo cka ka bere Emiljana, Adriatiku, Florika, Dritani dhe gjithe ata qe kontribuan per te realizuar kete objektiv !

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com