Pasdites e kësaj të marte në Orikum të Vlorës, është shënuar një atentat me armë zjarri ku një i ri është plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet e para mëson se personi i plagosur është Denis Brahimi, 23 vjeç.
Njoftimi i policise”
Orikum” Më datë 12.12.2017, rreth orës 17:20, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në hyrje të Orikumit ka të shtëna më armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se : Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.B., 23 vjeç, i cili ndodhej i qëndruar në rrugë.
Shtetasi D.B., është plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri.