Loading...

Kompani nënkontraktore për punimet e By Passit të Vlorës dhe Fierit kanë protestuar ditën e sotme

Kompani nënkontraktore për punimet e By Passit të Vlorës dhe Fierit kanë protestuar ditën e sotme

55 kompani nënkontraktore për punimet e By Passit të Vlorës dhe Fierit kanë protestuar ditën e sotme, duke bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimin në hyrje të autostrades Vlorë- Levan.
Tenderimi I firmës që do të përfundoj punimet në këto akse rrugore, ka sjell reagimin e këtyre firmave. Të cilët kërkojnë shlyerjen e detyrimeve që shteti, konkretisht arrsh, ka ndaj këtyre 55 firmave. Jane 9.5 milion euro, vlera që shteti duhet të u shlyej këtyre firmave.
Kjo nuk është protesta e parë dhe as e fundit. Në rast të mos pagesës së firmave nënkontraktore, protestat do të përshkallëzohen ka deklaruar një prej përfaqësuesve të firmave nënkontraktore. Ndërsa I ka bërë edhe njëherë thirrje kryeministrit Rama dhe ministrit të infrastrukturës Gjiknuri, se këto mijëra familje që sot po rrinë pa bukë, janë po ato familje që në 25 qeshor i dhanë fitoren.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com