Klubi i Orikumit kërkon t’i shkojë deri në fund dhe kërkon të marrë 3 pikët në tavolinë për sfidën e zhvilluar në Elbasan pak javë më parë. Drejtuesit e skuadrës nga qyteza e vogël pranë Vlorës i janë drejtuar me një tjetër shkresë zyrtare FSHF-së, ku edhe kanë apeluar vendimin e Disiplinës, i cili nuk mori parasysh kërkesën e orikasve për pikët në tavolinë.
Dy ditë më parë, me një shkresë, drejtuesit më të lartë të Orikumit kanë kërkuar të drejtën që sipas tyre është shkelur rregullorja nga Elbasani, i cili nuk ka bërë pagesën e pjesës së mbetur të dënimit duke e konvertuar me gjobë të lojtarit Renato Hyshmeri, e si rrjedhojë duhet që të humbasë ndeshjen në “tavolinë”. Sipas kërkesës së bërë nga drejtuesit e skuadrës jugore, vendimi i Komisionit të Disiplinës, i cili nuk e ka marrë përsipër kërkesën e bërë nga klubi bregdetar, është tërësisht i pabazuar në prova.
Ky eshte nje prej komenteve te tifozeve te Orikumit :
Mese e drejt kerkesa por ku ta gjejme ketu ne fshf te kalbur ne te gjitha krahet kur shikon vendime te arbiterave skandaloze ose kur shikon qe skualifikohet nje ekip dhe pastaj piket i hiqen sipas deshires dhe sipas llogjikes ose ku te kerkosh me shume ku dhe Afrik nuk ka ndodhur kjo gje qe nje ndeshje te spostohet per ne nje vit me mbrapa dhe ketu do te kete nje gerc te math se ekipet do kerkojne te bejne afrime ose largime por ne kete ndeshje duhet te paraqitesh me te njejte lojtare,kush mundet te me thote sepse ndodhi kjo gje.. doni ta dini te gjith punonjesit e fshf jane kalbur nga sistemi mendor dhe gjykojne sipas deshirave