Loading...

Këto janë thashetheme dashakeqe, s’ka asgjë të vërtetë Nexhmije Hoxha nuk është

Sot rreth orës 16:00 të pasdites të gjitha portalet on line ranë sërish në “rrjetën” e thashethemeve dhe botuan një lajm për ndarjen nga jeta të Nexhmije Hoxhës, të vesë së diktatorit Hoxha, të akuzuar shpeshherë se fshihej pas vendimeve “monstruoze” të marra.

Ne si redaksi kërkojmë ndjesë që ramë pre e këtij lajmi që buroj në të gjitha mediat shqiptare.

E ndërsa nuk dihet ende kush i përhap thashethemet, nusja e djalit të madh të diktatorit Teuta Hoxha flet rreth situatës së krijuar.

Ajo u kontaktu nga “BalkanWeb” ku thotë se nuk ka asnjë të vërtetë tek informacionet e përhapura.

“Këto janë thashetheme dashakeqe, s’ka asgjë të vërtetë. Nexhmije Hoxha nuk është shtruar as në spital, madje nuk është as e sëmurë”,- ka komentuar shkurt ajo.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com