Nuk ishte e lehtë të dilte përballë televizorit duke pritur të shohë se kush e ka shënjuar jetën e saj përgjithmonë. “Isha me fëmijët e mi dhe së bashku pamë transmetimin e intervistës”, thotë Federica Pagani, e veja e Pietro Raccagni, kasapi i Pontoglio që vdiq pasi u godit me një shishe në kokë gjatë një grabitje në shtëpinë e tij verën e vitit 2014.
Atë mbrëmje, më 8 korrik, në bandën shqiptare që hyri në shtëpinë e familjes nga Brescia, ishte edhe Pjetër Lleshi, tani në burg në Kantonin Mombello, ku ai pranoi të intervistohej për “Messi a Fuoco”.
Është dënuar përfundimisht me 15 vjet e gjashtë muaj burg. “Kam kryer diçka shumë të rëndë, thellë në zemrën time ndiej keqardhje, kur të dal nga burgu, dëshiroj të jem një person tjetër. Po shkoj në shkollë për këtë. Unë jam edhe vetë djalë i dy prindërve dhe më vjen keq për familjen e viktimës” Kjo është një përmbledhje e mendimeve të tij të shprehura para kameras, percjell Panorama.
«Ishte një emocion i fortë» zbulon e veja Raccagni që kishte takuar tashmë të riun gjatë seancave të gjykimit. “Edhe kur e pashë në TV, kisha të njëjtën përshtypje si gjithmonë: nuk mund ta shoh atë si një vrasës, si një kriminel. Ai është mosha e fëmijëve të mi, duket i turpshëm”. “E vlerësoj pendimin e tij, duket i vetëdijshëm për atë që ka bërë, por nuk mund ta fal. Është shumë herët, dhe edhe nëse nuk ndihem e zemëruar me të ose nuk dua hakmarrje, nuk mund ta fal tani per tani. Ai më shkatërroi familjen”.