Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Këtë nuk e thonë tifozët e Manchester Cityt, por e thonë statistikat e ndryshme.
Klubi i spanjollit arriti fitore të thellë në xhiron e 17’të të Premierligës, duke mposhtur 4 me 0 Swansean.
Me këtë fitore City u fut në histori, duke thyer rekordin e Arsenalit me 15 fitore radhazi në Premier.
Skuadra që mban këtë rekord në Europë është Bayern Munchen me 19 fitore radhazi, madje ky rekord u arrit kur në skuadrën gjermane ishte Pep Guardiola.
I dyti radhitet Barcelona me 16 fitore radhazi, edhe atë kohë trajner ishte Pep Guardiola.
Dhe i treti Manchester City, me 15 fitore dhe me trajner Pep Guardiolan.
Pra, kjo është një statistikë që tregon se Pepi është trajneri më i mirë në botë./IndeksOnline/