Loading...

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në mbrëmje.Mbani sytë nga qielli

Sot, më 3 dhjetor, sapo të bjerë mbrëmja, hëna e plotë shfaqet më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht në qiell. Hëna sonte është në distancën më të afërt me Tokën prandaj shikohet me përmasa më të mëdha. Pikërisht për këtë arsye fenomeni quhet “Superhënë”.

Kjo do të jetë superhëna e fundit dhe e vetmja që është parë gjatë këtij viti.

Dhe megjithëse kjo dukuri nuk është aq spektakolare sa një eklips diellor apo hënor, çdokush mund të dalë jashtë këtë mbrëmje për të vështruar nga afër satelitin natyror të Tokës. Në vitin 2017 ka pasur 4 superhëna te reja, por ka qenë e pamundur të vrojtohen, ndërsa e sotmja është e vetmja superhënë e plotë. Sipas shkencëtareve ajo do të paraqitet 7% më e madhe dhe e më ndritshme se zakonisht, por vetëm vrojtuesit ekspertë do të mund ta vlerësojnë këtë gjë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com