Ishin pa mjet identifimi me vete, kontrolli i Policise i fundos, pas verifikimeve ne Komisariat 16 prej tyre.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë gjatë 48 orëve të fundit, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit , kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëlllim, kapjen e personave që qarkullojnë me armë, të atyre të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshshme apo të lëndëve narkotike.
Kontrollet janë intensifikuar edhe nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur Dragerat e Radarët, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara , apo të atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Si rezultat i kontrolleve të ushtuara nga Forcat e Posaçme e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shqiponjat janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale , për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.
Janë shoqëruar në ambjentet e Komisariateve të Policisë 24 shtetas, për verifikim, pasi qarkullonin pa dokument identifikimi me vete.
Nga verifikimet e kryera ka rezultar se 16 prej tyre ishin persona të skeduar nga ana e policisë si persona me precedent penal.
Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qëndrat e banuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit , apo dhe për shkelje të tjera, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar 91 drejtues mjetesh, të cilëve u është pezulluar Leja e Drejtimit dhe konkretisht:
• 53 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura, ku në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.
• 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,
• 4 Leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur si edhe
• 11 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të ndryshme.
Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :
• 4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur, si dhe
• 2 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet të pa paisur me Leje Drejtimi.
Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur :
• 42 masa për mos përdorimin e rripit të sigurimit.
• 83 masa për parakalim të gabuar
• 87 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit
• 12 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit
• 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
• 269 për qëndrim të gabuar, si dhe
• 452 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë bllokuar dhe 8 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, do vijojnë të intensifikojnë masat në të gjitha drejtimet, duke rritur prezencën e Policisë në rrugë, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, me qëllim që siguria e jetës dhe bukuria e festave të fundvitit , të mos cënohet dhe errësohet nga krimi dhe paligjshmëria.