Loading...

Historia e pabesueshme e shqiptarit, nga kamarier në pronar restorantesh në New York

Për Alban Prelvukajn kanë shkruar “Nju Jork Times”, “Forbes”, e shumë media të rëndësishme ndërkombëtare. Restorantet e tij janë në top listën e Nju Jorkut.

Në vijim, ndiqni historinë e djalit nga Plava dhe Gucia, i cili shkoi në Amerikë në moshën 17 vjeçare, 17 vite më parë dhe sot është bërë një sipërmarrës mjaft i zoti, një nga shqiptarët më të suksesshëm, që ka krijuar brendin e tij.

“Benjamin Stake House” rrjeti i restoranteve te vleresuar si me te miret ne New York disa here. Endrra amerikane e bere realitet nga Alban Prelvukaj.

Ai ka rrëfyer për “Pasdite në Top Channel” historinë e jashtëzakonshme:

“Sot kam 4 restorante në Nju Jork dhe në Tokio hapa të pestin në korrik të këtij viti. Jam shqiptari i parë me restorant në Japoni.
Është shumë i suksesshëm deri tani.

Nuk e kam pasur ëndërr Amerikën, por kur nisi lufta në Kosovë dhe gjendja ekonomike u vështirësua, vendosëm që të largoheshim”,

300 punërtorë i kam shqiptarë nga 550 në total.

Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, pasi dua që t’ia hap derën të rinjve, në mënyrë që të vazhdojnë jetën në Nju Jork.”

“Babain e kam humbur që ditën që kam lindur, në aksident, dëshira e tij ka qenë të bënte një festë që kisha lindur unë, duke u kthyer në Pejë autobusi ka rrëshqitur në borë se ka qenë koha shumë e keqe dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë. Emrin Alban e kam trashëgim nga babai”, tha ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com