Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe një grua greke dje si pjesë e një bande që trafikonte heroinë. Gjatë aksionit në qytetin Kalyvia, policia greke sekuestroi 29 kilogramë heroinë. Droga u gjet në një tavernë, ku punonte njëri prej shqiptarëve të arrestuar.
Ai është 34 vjeç dhe prej disa vitesh punonte në këtë tavernë. Pronari grek i këtij biznesit ka folur për mediat helene dhe ka thënë se nuk e mendonte kurrë që shqiptari të ishte i përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe se 34-vjeçarin e donte si djalin e tij pasi punonin bashkë prej shumë kohësh.
“Më lehtë do ta kisha të fajësoja fëmijën tim se sa atë”,thotë pronari grek i tavernës. Ai ka edhe një këshillë për qytetarët e tjerë: “Bëni kujdes se cilët persona fusni në shtëpitë dhe bizneset tuaja”.